Klopp fillon merkaton, forcohet sulmi te Liverpul

Tekniku i Liverpul, Jyrgen Klopp ka bërë goditjen e radhës në merkato për të siguruar shërbimet e një tjetër talenti në futboll.

Ndonëse momentalisht kjo skuadër ndodhet në një sfidë të madhe pas është në mes të Kupës së Anglisë dhe Ligës së Kampionëve është konfirmuar se pjesë e tyre do bëhet sulmuesi i Salcsburgut, 24-vjeçar Takumi Minamino.

Ky transferim i Minamino te ekipi anglez u konfirmua mëngjesin e sotëm me anë të një komunikimi zyrtar.

“Reds-at” kanë paguar një shifër prej 7.25 milionë paundve në një kontratë prej 4.5 viteve, e cila do të firmoset në “Anfield”, për 24-vjeçarin që arriti të shkëlqente në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Madje ëstë vendosur edhe dita e debutimit të sulmuesit më të ri të Liverpulit, e cila do jetë data 5 janar në ndeshjen kunder Evertonit të Ancelotti-t

Minamino ka luajtur fillimisht si sulmues krahu, por që arrin të mbulojë të gjitha rolet në këtë pjesë të fushës.

Më Championsin e këtij viti 24-vjeçari japonez ka arritur të shënojë dy gola dhe të jap tre asiste./Përgatiti: Fjala./