Dikur rivalë të përjetshëm/ Pele dedikim prekës për humbjen e Maradonës

Në ditët e sotme është debati Messi-Ronaldo, por në historinë e futbollit ka një debat një dileme akome dhe më të madhe: Maradona apo Pele, cili është më i miri prej tyre?

Për dekada me radhë këta të fundit bënë që specialistët dhe tifozët të ndaheshin në dy fronte për të zgjedhur se cili prej tyre ishte më i madhi i të gjitha kohërave. Por ky rivalitet është shuar në mënyrën më dramatike pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.

Tashmë i mbetur i vetëm si “legjendë e gjallë”, Pele i është bashkuar homazheve për ish-futbollistin argjentinas.

“Humbas një mik, ndërsa bota humbet një legjendë. Shpresoj që një ditë të luajmë bashkë në qiell”, shkruan Pele në “Instagram”.

Pa.Va/Fjala.al