Turqi/ Burgim të përjetshëm për pjesëmarrësit e grushtit të shtetit në vitin 2016

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia mori vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për pjesëmarrësit e grushtit të shtetit të ndodhur në korrik të vitit 2016 në Ankara. Lëvizja ishte një ndër përpjekjet më të mëdha për të përmbysur presidentin Erdogan.

Ushtarët rebelë u përpoqën të përmbysnin qeverinë brenda natës dhe të ndalonin Erdogan, i cili ndodhej jashtë për të pushuar. Grushti i shtetit u prish nga civilët dhe ushtarët besnikë të presidentit.

Gjykata turke vendosi ditën e enjte për burgosjen e 337 ish-pilotëve dhe të dyshuarve të tjerë mbi komplotin e organizuar. Ky ishte vendimi më i fundit nga një seri dënimesh  që filluan në vitin 2017.

Prokurorët akuzuan ish-komandantin e forcës ajrore Akin Ozturk dhe të tjerët në bazën ajrore Akinci se drejtuan grushtin e shtetit, bombarduan ndërtesat qeveritare dhe u përpoqën të vrisnin Presidentin Erdogan.

Sipas avokatit mbrojtës të të akuzuarve, procesi ishte i mbushur me parregullsi, pasi provat nuk janë vlerësuar siç duhet gjatë fazës së hetimit. Për më tepër, dënimet e përjetshme vijnë si zëvendësim i dënimit me vdekje, që Turqia hoqi në vitin 2004 si përpjekje për t’iu bashkuar BE-së.

Turqia ka akuzuar vazhdimisht lëvizjen gyleniste  për komplotin. Fethullah Gulen, një praktikant mysliman me bazë në SHBA, dikur aleat i Erdogan, akuzohet se organizoi grushtin e shtetit. Ky akt konsiderua si sulm terrorist. Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen që vrau 251 njerëz dhe plagosi më shumë se 2,000.

Erdogan kreu një spastrim të gjerë të institucioneve shtetërore pas komplotit, duke shkarkuar ose pezulluar më shumë se 100,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjykatësit, të cilët u akuzuan për lidhje me Gulen.

Deri më sot gjykatat kanë dhënë më shumë se 2,500 dënime me burgim të përjetshëm./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi,...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV