Italia ka regjistrua 23,225 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orët e fundit, ndërsa 993 pacientë kanë humbur betejën me virusin.
Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar në këtë valë të dytë të pandemisë. Dje u raportuan 20.709 infeksione të reja dhe 684 viktima.
Rastet totale që nga fillimi i pandemisë llogariten në 1,664,829, ndërsa vdekjet totale në 58,138. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 23,474 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 846.809.
Në total, ka 759,982 njerëz aktualisht pozitivë me koronavirus. Lombardia konfirmohet si rajoni më i prekur, me 3,751 infeksione të reja. Ndiqet nga Veneto (+3.581), Campania (+2.295) dhe Piemonte (+2.230). Vetëm Valle d’Aosta dhe Molise tregojnë rritje dyshifrore në raste (përkatësisht 42 dhe 53). Mbi një mijë raste të reja Emilia Romagna (1,766), Lazio (1,769), Puglia (1,602) dhe Siçili (1,294).
Pa.Va/Fjala.al