Çfarë është “Konferencë Liga”, turneu i 3-të evropian që kulmon në “Arenën Kombëtare” në 2022-shin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtare, Tirana mirëpret një finale të madhe: Turneu i 3-të evropian, “Konferencë Liga”, kulmon në “Arenën Kombëtare” në 2022-shin.

Kështu, Tirana do të jetë për herë të parë mikpritëse e një finaleje të madhe evropiane, pasi do të mirëpresë në 2022-shin finalen e “Konferencë Ligës”. Duke folur pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i FSHF-së, Duka, ka përshëndetur këtë ngjarje të madhe dhe ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur sjelljen e një finaleje evropiane në Shqipëri.

Finalja e “Konferencë Ligës” më 25 maj 2022 do të zhvillohet në Arenën Kombëtare në Tiranë. Është ky vendimi i pasdites të së enjtes të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit, ndërsa kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që vendi mirëpret një finale evropiane të këtyre përmasave. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Presidenti Duka ka përshëndetur këtë ngjarje të madhe dhe ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur sjelljen e një finaleje evropiane në Shqipëri. “3 dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! – ka thënë ai, duke folur pas vendimit. – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të veprimtarisë më të re evropiane “Konferens Ligë”, në vitin 2022. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë.”

“Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë, – ka vijuar kreu i FSHF-së. – Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët”. Ndër të tjera Duka ka falënderuar administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikim.

Lexo edhe :  Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Sikurse ka falënderue dhe drejtuesit e anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për mbështetjen dhe besimin. Kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka garantuar organizimin perfekt të kësaj finaleje. Veprimtaria e tretë evropiane dhe më e reja, që vjen pas Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, nis më 8 korrik 2021, fillimisht me tre raunde eliminatore dhe mandej “play-off”. E më tej faza e grupeve nga 16 shtator deri më 9 dhjetor.

Më 17 dhe 24 shkurt do të ketë një tur të 32-shes me eliminim direkt. Kurse 10 marsi deri më 5 maj do të jetë turi i 16-shes, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Finalja më 25 maj 2022 në Arenën Kombëtare. Shqipëria mbi bazën e koeficientit, ndërsa renditet e 38-ta, do të jetë me tre ekipe pjesëmarrëse, sepse kjo do të jetë një veprimtari ku do t’i jepet përparësi ekipeve të vogla. Sidoqoftë, e rëndësishme është që do të zhvillohet një finale evropiane në Arenën Kombëtare përuruar më 17 nëntor 2019.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV