Kriza nga COVID/ Ky shtet gjen zgjidhjen, u merr lekë të pasurve për të paguar furnizimet mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina ka kaluar ligjin e ri të taksimit të njerëzve më të pasur, për të paguar furnizimet mjekësore dhe masat lehtësuese mes pandemisë së koronavirusit në vijim.

Senati i vendit kaloi sot ligjin e veçantë të quajtur “taksa e milionerëve” për pagesën e vetme, që duhet të bëhet nga çdo person me asete më shumë se 200 milionë pesos ($2.5 milionë) ku përfshihen rreth 12,000 njerëz në vend.

Argjentina ka regjistruar deri tani 1.5 milionë infektime dhe rreth 40,000 vdekje nga koronavirusi.

Ajo është një nga vetëm pesë vende të botës që ka kaluar 1 milionë infektime nga sëmundja, nga popullata e saj prej 45 milionë.

Masat e izolimit ka dëmtuar rëndë ekonominë me rritje të papunësisë dhe niveleve të varfërisë, që kanë shtuar borxhin publik.

Një nga autorët e ligjit tha se masa përfshin vetem 0.8% të taksapaguesve.

Agjencia AFP raportonte se nga paratë e akumuluara, 20% do të përdoren për furnizime mjekësore, 20% për subvencione ndaj bizneseve të vogla e të mesme, 20% për bursa studentore, 15% për zhvillime sociale, dhe 25% të mbetura për sipermarrje të gazit natyror.

Qeveria e presidentit të qendrës së majtë Alberto Fernandez, shpreson të mbledhë 300 miliardë pesos.

Grupe opozitare kanë kundërshtuar ligjin pasi dekurajon investitorët e huaj, duke u trembur se taksa nuk do të jetë thjesht “një pagesë e vetme”.

Partia e qendrës së djathtë ‘Juntos por el Cambio’ e përshkruante taksën “masë konfiskuese”.

Të fundit

Sollën 500 mijë euro veshje e aksesorë kontrabandë,arrestohet shitësi i dyqanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre edhe pronarin e një dyqani, të cilët u...

Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio shfaqet LIVE me kryq në ballë (Video)

Me një kryq në ballë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq në një intervistë për një emision televiziv për të folur për...

LAJM I FUNDIT/ Mbyllja e Tik Tok, Berisha thërret protestë kombëtare, ja data

Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare të opozitës, këtë herë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur zyrtarisht me 12 muaj rrjetin social...

Policia e Prokuroria ‘zbarkojnë’ te Inceneratori i Elbasanit

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit dhe Policia kanë zbarkuar ditën e sotme në inceneratorin e Elbasanit, në kuadër të hetimeve që...

Lajme të tjera

Web TV