Denaj: Lehtësojmë tregtinë mes vendeve, reduktojmë kohën dhe procedurat doganore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilluan aktivitetin: “Informimi i Sektorit Fason mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA kanë negociuar Protokollin Shtesë 5, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë.

Ky protokoll është një përgjigje e kërkesave nga biznesi për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave të panevojshme në tregti, krijon një garanci shtesë për eksportuesit shqiptarë, lehtëson procedurat dhe synon thjeshtësimin e inspektimeve.

Gjithashtu, mundëson reduktimin e formaliteteve të import-eksportit, shkëmbimin elektronik të të dhënave, njohjen reciproke të testeve laboratorike dhe programit të Operatorëve Ekonomikë të Miratuar, zbatimin efektiv të kontrollit të riskut, si dhe parashikon kushtet që duhet të plotësohen për dhënien e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar”, theksoi Denaj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, si dhe përfaqësues të biznesit, të cilët vlerësuan këtë iniciative dhe marrëdhënien me administratën doganore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi... Egnatia shkoi në Islandë me...

U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte...

Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. kreu i qeverisë ka mbërritur me helikopter ushtarak “Cougar”. Kujtojmë se Rama është kthyer vetëm orët...

Lajme të tjera

Web TV