Kupa e Ligës Angleze njeh dy gjysmëfinalistet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brentfordi shtang Njukasëll Junajtid, Mançester Siti shpartallon Arsenalin. Transmetimet e mëdha sportive rikthehen në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe në mesjavë Kupa e Ligës Angleze, e cila ka arritur në fazën e saj çerekfinale. Transmetuesi publik do t’i sjellë për sportdashësit të 4 sfidat që premtojnë spektakël dhe dy prej tyre janë luajtur të martën. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell për sportdashësit drejtpërdrejt ndeshjet më të spikatura të dy prej veprimtarive të vendeve kryesore të Evropës, siç është Anglia dhe Gjermania.

Natyrisht, spikat Kupa e Ligës Angleze, e cila ka arritur në fazën e saj çerekfinale dhe transmetuesi publik ka sjellë të martën dy sfidat e para të çerekfinaleve. Gjithçka ka nisur me përballjen midis të papriturës së kësaj veprimtarie, Brentfordit, që ka pritur në fushën e vet Njukasëll Junajtid. Kjo ndeshje, që u transmetua në kanalin RTSH 3 të platformës së Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar një rezultat të papritur, sepse skuadra vendase, që militon në nivelin e dytë të kampionatit anglez të futbollit, ka fituar me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë.

Ndërkaq, po të martën, duke nisur nga ora 21:00, në kanalin RTSH Sport, ka ardhur superdueli Arsenal-Mançester Siti, që është fituar nga miqtë me rezultatin e thellë 4-1. Miqtë kanë kaluar në epërsi pas vetëm 3 minutash lojë, me anë të Gabriel Zhezusit. Por Arsenali do të barazojë shifrat pas një gjysmëore lojë, me anë të Lakazetës. Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të vendosen praktikisht nga gabimi i portierit të Arsenalit, Runarson, që i dhuron golin Rijad Mahrezit në minutën e 55-të.

4 minuta më pas, Fil Foden përfiton nga tulatja e vendasve dhe gjen edhe golin e 3-të të miqve. Fati i ndeshjes do të vuloset përfundimisht në minutën e 73-të, kur Ajmerik Laporte shënon edhe golin e 4-t të Mançester Sitit, që shkon kështu në gjysmëfinale. Të mërkurën luhen dy takimet e tjera që do të vijnë të dyja në kanalin RTSH Sport të platformës së transmetuesit publik. Në përballjen e parë, që nis në ora 18:30, e papritura tjetër e këtyre çerekfinaleve, Stouk Siti sfidon Tohenhemin e trajnerit Zhoze Murinjo, që sigurisht e synon këtë trofe si ngushëllim për një sezon që ka nisur mirë, por është karakterizuar nga luhatje në kampionat.

Lexo edhe :  Mediat italiane “kryqëzojnë” Asllanin ndaj Milanit, largimi i sigurt në fund të sezonit

Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00, do të vijë drejtpërdrejt dueli mjaft interesant midis Evertonit dhe Mançester Junajtid, dy skuadrat që hëpërhë ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t. Për vendasit e trajnerit Karlo Ançeloti, sezoni ka nisur mirë, por më pas ekipi nisi të shkasë poshtë në renditje, ndërsa e kundërta ka ndodhur me “Djajtë e kuq” të homologut Ole Gunnar Solskjaer, të cilët kanë njohur rritje në lojën e tyre dhe, përtej eliminimit nga Liga e Kampioneve, mbeten në luftë për trofe në të gjitha frontet e tjera. Me pak fjalë, fundjava premton emocione që vetëm futbolli anglez mund t’i falë…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët

Mero Baze Në Partinë Demokratike ka një gatishmëri shumë më të madhe sesa vetë Sali Berisha për të mbrojtur kontratën 6-milionë dollarëshe për pastrimin e...

Lajme të tjera

Web TV