Dita e pestë/ Nis vaksinimi masiv në Europë, zyrtarët e BE: Koha për unitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi i imunizimit masiv kundër koronavirusit ka nisur në të gjithë Europën në atë që është cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor I spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.

Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia I ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj.

“U vaksinova sot me një ndjenjë të thellë krenarie dhe përgjegjësie, një gjest I vogël por thelbësor për të gjithë ne. sot jam këtu si qytetarë, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se cfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence. Por sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër;të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komuitetin.”

Sllovakia i administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech.

“Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë.”

Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë.

“Vaksina, e cila mbërriti nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë, një shpresë se do të kthehemi në jetën normale”, tha ai. Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë, Kostadin Angelov, ishin po ashtu në mesin e politikanëve të parë që u vaksinuan, në përpjekje për të rritur besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. fushata e imunizimit nisi mes te tjerash edhe ne Soanje, France, Gjermani e Suedi. Sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV