Ambasadorja e SHBA-ve pas dorëheqjes së Cakajt: Suksese në përpjekjet tuaja të ardhshme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë. Ambasadorja falenderon Cakajn për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju.

Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit” mbyllet postimi.

l.m/Fjala.al