“Janë të palëvizshme për mua”/ Kryemadhi zbulon dy qarqet ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e konsideroi si të panegociueshëm kandidimin e saj në qarkun e Elbasanit dhe Fierit në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur në “Çim Peka LIVE” kryemadhi tha se me Kodin e Ramës ajo ka shansin për të kandiduar në 4 qarqe, por e konsideroi si të sigurt kandidimin në dy qarqet e lartpërmendura.

“Ka kohë, por me Kodin e Edi Ramës e kam shansin të kandidoj në 4 qarqe. Dy janë të pangeociueshëm: një është elbasani, që Monika i ka një borxh të madh moral, sepse në 2017 përballë gjithë atij presioni të tmerrshëm jo vetëm i bënë ballë të gjithave, por qëndruan me një guxim të paimgiinueshëm”, tha kryemadhi.

Kryetarja e LSI u shpreh gjithashtu se ka mbetur e surprizuar me qarkun e Fierit, ku ka një solidaritet mes të majtëve. “Ka kohë edhe për Tiranën dhe Durrësin, por Fieri dhe Elbasani janë të palëvizshme për mua dhe të mos lodhen të tjerët për të bërë kalkulime”, tha Kryemadhi.