Nadia Tukiçi: Surpriza që i bëra babait tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e së mërkurës të ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”,  ishin të ftuar kompozitori Genc Tukiçi, së bashku me vajzën e tij Nadia. Ata vijnë në një bashkëpunim babë e bijë me këngën “Ju flet Tirana”. Kjo këngë është pjesëmarrëse në Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.

Gjatë intervistës kompozitori Tukiçi foli për emocionin e madh që përjeton nga kjo përvojë me të bijën.  Genci na tregon se për Nadian  është hera e parë që ngjitet në një skenë, dhe jo pa qëllim kanë pritur të jenë bashkë,  pasi ka kënduar vetëm në kor. Nadia është një vajzë shumë e talentuar pasi i ati saj na tregon se flet gjashtë gjuhë,  gjithashtu ajo ka trashëguar talentin dhe forcën e dashurisë për muzikën dhe pianon nga babai i saj. Nadia shprehet : “Më pëlqen shumë të këndoj,  jam në një kor ku këndojmë muzikë çeke sepse është muzikë që më pëlqen shumë”.

Nadia Tukiçi

Por ajo që bie në sy në këtë këngë është mënyra se si Nadia e këndon,  me një pasion dhe dashuri për atdheun, edhe pse ka lindur dhe është rritur larg tij. Nadia është aktualisht qytetare e tre shteteve. Ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati. Nadia gjithashtu na rrëfen se si ka mësuar të flasë shqip.  Mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert, por ka ikur shumë gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë kur të vij në Paris. Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë u mësova për hir të babait tim. Genc Tukiçi nuk mund ta kalonte këtë moment pa u shprehur para të bijës duke thënë se:  Është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time. Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysmë dhe para se të ikja unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht, dhe kur u ktheva, si një fëmijë inteligjent më bëri të lumtur me përpjekjen e saj për të folur shqip, Ishte një surprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip.

Lexo edhe :  Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

 

Genc Tukiçi është pianist dhe kompozitor shqiptaro-francez, është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur ku identifikohet më shumë për muzikën e lehtë. Tukiçi vjen nga një familje muzikantësh, babai i tij Ibrahim Tukiçi dhe vëllai David Tukiçi. Duket se kjo traditë do të vazhdoj të ruhet edhe nga vajza e tij Nadia, por nuk e dimë nëse ajo do të luajë si pianiste në skena të mëdha njësoj si babai i saj. Karriera e tij ndërkombëtare si pianist koncertesh e çoi atë të luante në skenat më të mëdha./fjala.al/

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV