Kuvendi nis të hënën, Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit lajmëron se të hënën, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se procedurat do të jenë njësoj si herët e tjera, duke bërë me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me autorizim.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Të fundit

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Lajme të tjera

Web TV