Mirel Josa, trajneri i ri i Kukësit, 57-vjeçari nënshkruan për një vit e gjysmë me verilindorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorët zyrtarizojnë 57-vjeçarit, nënshkruan për një vit e gjysmë. Pas një periudhe të vështirë përgjatë ndërrimit të viteve, që çoi në largimin e Skënder Gegës nga posti i trajnerit, për t’u zëvendësuar, përkohësisht, nga ndihmësi Rrahman Hallaçi, i cili pati marrë edhe rezultate pozitive në këto pak ndeshjet e fundit, Kukësi ka gjetur një timonier të ri.
Dhe bëhet fjalë për një emër të njohur të stolave shqiptarë, siç është Mirel Josa, i cili është zyrtarizuar të hënën pasdite. Vetë trajneri pati pohuar për RTSH Sport nëpërmjet komunikimit telefonik paradite se kishte arritur marrëveshjen me klubin verilindor, ndërsa pasdite ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. “Futboll Klub “Kukësi” njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë”, – thuhet në një njoftim të klubit, të postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Trajneri kryeqytetas ka arritur sot (të hënën) marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë, – vijon njoftimi. – Pas një mbledhjeje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rrahman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Nën-21-vjeçarët e Kukësit.”

“Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe”, – përfundon njoftimi i Klubit të Kukësit, që në mbyllje i uron suksese trajnerit. Mirel Josa është një trajner që ka spikatur në këto dy dhjetëvjeçarët e parë të mijëvjeçarit të ri, teksa ka drejtuar me sukses një numër skuadrash në Shqipëri, si Tiranën, Lushnjën, Skënderbeun, Vllazninë, Elbasanin, Teutën dhe Shkumbinin, por edhe Prishtinën në Kosovë.

Të fundit

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Lajme të tjera

Web TV