Shisnin të dhënat e vjedhura, Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike.

Infrastruktura e sistemit Emotet, e cila përdorej kryesisht nga rrjetet e krimit të organizuar, tani është nën kontrollin e autoriteteve, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (Europol) me seli në Hagë.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve që zgjatën dy vjet në tetë vende.

Europol nuk njoftoi për ndonjë arrestim në lidhje me hetimin, që është udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda.

Emotet ka qenë një nga “instrumentet më të rrezikshëm për sulme kibernetike” në vitet e fundit, tha një zëdhënës i Europol, duke shtuar se ky softuer ishte vendosur në funksion për herë të parë më 2014 si i ashtuquajtur Trojan.

Ky sistem qëllimkeq përdorte një dokument në Word, në dukje i padëmshëm, për të hyrë në një sistemin kompjuterik.

Kriminelët i përdorën këto sisteme me qëllim që të fitonin qasje në të dhënat bankare, të shisnin të dhëna të vjedhura ose të zhvatnin para për të dhëna të bllokuara.

Virusi kompjuterik ishte i fshehur në fatura të rreme, njoftime ose informacione të rreme në lidhje me COVID-19.

Të fundit

Letër nga qelia/ Salianji mesazh emigrantëve: Më 11 maj ndihmoni vendin të dalë nga kriza

Ish-deputeti Ervin Salianji, edhe pse në qeli, vijon të jap9 mesazhe politike nga pas hekurave. Në një postim të botuar...

Kim Kardashian përballet me kritika për video me vajzën North West

Kim Kardashian është kritikuar ashpër nga ndjekësit pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqet duke kërcyer me vajzën e saj, North West, e...

Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova

Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata. Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar...

Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, 25 mijë hyrje-dalje në vetëm një ditë

Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë...

Vinicius zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, zbulohen çmimet e “Globe Soccer”

Në Dubai u dhanë çmimet e "Globe Soccer" për futbollistët më të mirë të vitit dhe jo vetëm. Fituesi i madh u shpall Vinicius Junior...

Lajme të tjera

Web TV