Një çift burrash homoseksualë janë ndëshkuar me nga 77 fshikullime secili, pasi shkelën ligjin islamik në Indonezi.
29-vjeçari dhe 27-vjeçari u arrestuan në nëntor, pasi fqinjët dyshonin se mes tyre kishte diçka. Ata njoftuan policinë, që hyri në banesën e tyre dhe i gjeti duke kryer marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, 4 persona të tjerë u fshikulluan nga 17 deri në 40 herë, pasi kishin pirë alkool ose ishin takuar me njerëz të gjinisë tjetër.
Për shembull, një vajzë u dënua me 17 fshikullime pasi kishte takuar të dashurin e saj.