Qendra e re shëndetësore ‘Kodra e Diellit’, Veliaj: Ofrohet i njëjti shërbim, si në qendër, edhe në periferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore ‘Kodra e Diellit’, të ndërtuar me programin e 300 qendrave shëndetësore.

Duke u shprehur se pavarësisht pandemisë, puna për hapjen e qendrave të reja shëndetësore nuk ka ndalur, Manastirliu ka theksuar se qendra shëndetësore ‘Kodra e Diellit’ do t’ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.

“12 mijë banorë do të kenë tashmë qendrën e tyre shëndetësore afër vendbanimit dhe jam e kënaqur që arritëm që ta krijojmë këtë pikë të re ambulance të Qendrës Shëndetësore Selitë, në një kohë të shkurtër, me gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve që i shërbejnë komunitetit. Në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore kemi mundësuar përmirësimin e infrastrukturës në fshat, në qytet me të njëjtat standarde me rehabilitimin e të gjitha qendrave shëndetësore në vend, por gjithashtu ia kemi dalë të shtojmë shërbime, duke hapur qendra të reja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka bërë me dije se nga dita e hënë në Tiranë do të shtohen 4 pika të reja për testimin e shpejtë në komunitet, me qëllim kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve me COVID19.

“Në Tiranë kemi 6 pika testimi dhe nga dita e hënë do të kemi edhe 4 pika të reja, pra 10 pika në Tiranë që do ti dedikohen testimit të shpejtë, nëpërmjet testit të shpejtë të antigenit që kryhet nga epidemiologe të trajnuar dhe që sigurisht rrisin shpejtësinë e bërjes së testit, shkurojnë kohën e pritjes dhe bëjnë atë që ne synojmë, kapjen e hershme, izolimin e rasteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  "Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit"

Kryetari Bashkisë Erion Veliaj është shprehur se në të gjitha lagjen e Tiranës tashmë ofrohet shërbim me standarde dhe afër vendbanimit.

“Ofrohet i njëjti shërbim si në qendër të Bllokut ashtu edhe në periferi pa qene nevoja të bëjmë atë eksodin tipik që kemi bërë historikish”, tha Veliaj, duke vlerësuar punën e bërë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore.

Në Tiranë veç pikës së re “Kodra e Diellit do të shtohen edhe dy pika të tjera të ambulancave në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.

Të fundit

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Izraeli miraton ligjin, burg kush filmon dhe shpërndan goditjet e Iranit

Parlamenti izraelit (Knesset) votoi ligjin për të ndaluar filmimin e raketave. Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ndodhi. Vetëm 24 orë më parë, Izraeli ka...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë godet Iranin verior

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet më të mëdha të vendit,...

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Lajme të tjera

Web TV