Kush është Arben Kraja? Puna, pasuria dhe borxhi prej 26 mijë eurosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Arben Krajën mes 2 kandidatëve të tjerë  për kreun e SPAK-ut. 2 kandidatët e tjerë kanë qenë prokurorët Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Mbledhja plenare e KLP ka nisur me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Arben Kraja ka filluar të punojë si Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme 16.08.2002. Vendimi i Institucionit te kualifikimit  datë 17.12.2018  ka konfirmuar në detyrë duke rivlerësuar Arben Krajën. Në deklarimin e pasurisë të vitit 2003 Kraja ka qenë pronari i një apartamenti 2+1 të cilin e ka marrë me kredi dhe një shtëpie e cila është si pasojë e trashëgimisë.

Përsa i përket deklarimit të pasurisë së kreut të SPAK, në vitin 2016 ai posedon 3 llogari bankare ku konkretisht ka pasur 3.60 lek në Raiffeisen Bank. Gjithashtu ai ka pasur llogari në fondin e Investimit “Raiffeisen Prestigj”, në Raiffeisen Ivest ku është investuar shumë prej 382.000 lekë. Po në këtë vit Arben Kraja ka poseduar llogarinë e kredisë në Bankën Kombëtare Tregtare ne Tiranë me një gjendje prej 929,31 euro.

Për sa i përket të ardhurave neto nga paga si Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për vitin 2016, pagë e cila kalon në Credins Bank  ai zotëron 1.587.432 lek . Ai ka të ardhura si Ekspert i Shkollës Administratës Publike në Dhjetor 2016, të cilat përbëjë 7.650 lek. Të ardhura nga ndryshimi i çmimit të kuotës në fondin e Investimit në Raiffesen Invest (interes) janë 9.536.23 lek.  Bashkëshortja e tij ka të ardhura nga paga 1.574.551 lek.

Kreu i SPAk ka ende 26.134 Eruo gjendje të detyrimit të mbetur pa shlyer deri në 31 Dhjetor të vitit të deklaruar.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV