Fiori Dardha shpërthen keq kundër Rudina Hajdarit: Puno një ditë të vetme si tregtarët pastaj vazhdo shfaqen tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ishte në tregun e Prrenjasit ditën e sotme, ku bisedoi me shitësit dhe qytetarët, por edhe shërbeu për disa minuta si shitëse.

Ajo postoi edhe një foto në rrjetet sociale, që me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak moderatores Fiori Dardha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatorja shkruan se kjo është një fyerje që u bëhet tregtarëve, pasi ato pak minuta që shërbeu Hajdari nuk janë puna e vërtetë e tyre.

Fiori Dardha i kërkon Hajdarit që të punojë një ditë të vetme ashtu siç punojnë tregtarët, duke u ngritur në orët e para të mëngjesit deri në mbrëmje, duke shpresuar të shesin frutat dhe perimet e tyre dhe të fitojnë ato pak të ardhura për bukën e gojës.

Ajo tregon se edhe nëna e saj ka qenë një shitëse në treg, ndërsa shton se deputetja ditën e sotme guxoi të tallej me djersën dhe mundin e saj, duke e shitur punën e qindra tregtarëve si diçka argëtuese.

“Jo Rudina, jo!
Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës.

Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh le zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë.
Pastaj, nga dreka, do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati – gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin.
Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit.
Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës.
… dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot!
Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës)”, shkruan ajo.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Blushi në Athinë: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale

Të fundit

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Japonia në flakë/ Evakuohen banorët, mbi 5.200 hektarë pyje të djegur

Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave. Rreth 2,000 njerëz janë larguar nga zona për...

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të...

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald Trump ndaj tij. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV