15 shkurt 1970, themelohet Universiteti i Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjetër në Kosovë.

Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.

Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.

 

Fakultetet e Universitetit të Prishtinës

Fakulteti Filozofik i UP-së

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore

Fakulteti i Filologjisë

Fakulteti Juridik

Fakulteti Ekonomik

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

Lexo edhe :  Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë (shifrat e fundit)

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Fakulteti i Mjekësisë

Fakulteti i Arteve

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë

Fakulteti i Kulturës Fizike

Fakulteti i Edukimit (Dega Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan)

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Fakulteti i Gazetarisë

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE!

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në...

Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

USS Vincennes rrëzon avionin Iran Air 655, ndër 290 të vdekur 66 ishin fëmijë

Tragjedia e 3 Korrikut 1988 Nga Leonard Veizi Një gabim tragjik i identifikimit, i kombinuar me tensionin ekstrem dhe mungesën e koordinimit në një zonë konflikti,...

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV