“Ai është mashtrues politik i ngrysur”, Trump sulmon shefin e republikanëve në Senat 

Republikanët duket se nuk do ta kenë të lehtë që shkëputen nga Donald Trump dhe se kjo do të jetë një betejë tejet e vështirë që mund të zgjasë kohë, duke krijuar dhe kosto jo të vogla.

Edhe pse republikanët bllokuan nismën e demokratëve për të fajësuar në Senat ish-presidentin, Trump është i pakënaqur dhe ka sulmuar direkt shefin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, duke e quajtur atë “të mërzitshëm dhe pa buzëqeshje”

“Mitch është një mashtrues politik i ngrysur, i mërzitshëm dhe i vrazhdë dhe nëse senatorët republikanë do të vazhdojnë ta mbështesin, ata nuk do të fitojnë më”, tha zoti Trump përmes një deklarate.

“Ai kurrë nuk do të bëjë atë që duhet për vendin tonë.” Ish-presidenti Trump dhe senatori McConnell u ndanë disa javë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pasi McConnell e pranoi fitoren e demokratit Joe Biden.

Hendeku midis tyre u zgjerua kur McConnell deklaroi në Senat të shtunën se ish-presidenti Trump ishte “praktikisht dhe moralisht përgjegjës” për sulmin vdekjeprurës të 6 Janarit në Kapitol.

Trump pohoi të martën se të metat e McConnell kishin kontribuar në humbjen e partisë në Senat. “Ky është një moment i madh për vendin tonë dhe ne nuk mund ta lejojmë të kalojë duke përdorur “liderët e shkallës së tretë” për të ardhmen tonë,” ka thënë Trump.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se “do të mbështesë ato politikanë që janë pro vizionit të tij populist”. “Ne do të mbështes rivalët kryesorë që janë pro Make America Great Again dhe politikën tonë të America First. Ne duam të shkëlqejë, të fortë, inteligjent, dhe një lidership të vetëdijshëm”, tha Trump.

Lexo edhe :  Vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha, burg përjetë 50-vjeçares

McConnell, sipas CNN dëshiron kthimin në një parti të përqendruar te buxheti, pro-tregtisë, ndërsa Trump, i cili ende mbështetet nga një pjesë e madhe e votuesve të bazës republikane, mbështet një qasje më populiste.

Të gjithë këto lëvizje lidhen me faktin se Trump po synon që të rikandidojë në zgjedhjet e 2024-ës dhe për të mabjtur gjallë atë që quhet trumpizmi brenda radhëve të republikanëve.