Futboll – Femra / Kombëtarja nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur të dielën një grumbullim 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima, ka ftuar 23 futbolliste, nga të cilat vetëm një prej tyre aktivizohet jashtë, ndërsa të tjerat luajnë në kampionatin shqiptar. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë grumbullim, trajneri është shprehur se qëllimi kryesor është për të parë gjendjen e lojtareve dhe evidentimin e elementëve cilësorë për të ardhmen.
“Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të veprimtarive ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti, – ka thënë ish-futbollisti i njohur shkodran. – Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares A, ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.”
“Gjithashtu, në listë është edhe mesfushorja 19-vjeçare, Luana Zajmi, e cila aktivizohet në kampionatin e Sllovenisë, me skuadrën e Promurjes, – ka vijuar trajneri i Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Armir Grima. – Duke qenë se ajo kishte mundësi të na bashkohej në këtë moment ne vendosëm ta ftonim për ta parë në gjirin e Kombëtares së të rriturave.” Ky grumbullim 7-ditor i vajzave kuqezi mbyllet më datën 28 shkurt 2021.
Kombëtarja e femrave mbylli dhjetorin e kaluar një fushatë të suksesshme në Eliminatoret e Kampionatit Europian, duke treguar përmirësim të ndjeshëm qoftë në rezultate, qoftë në cilësinë e futbollit. Një tregues i qartë se futbolli i femrave vazhdon të bëjë progres tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV