Deri në 600 mijë euro gjobë nëse mohon ekzistencën e virusit dhe refuzon vaksinën pa arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Galicia është rajoni i parë i Spanjës që do të shqyrtojë mundësinë e ndëshkimit të njerëzve që refuzojnë pa shkaqe të arsyeshme, të vaksinohen kundër Covid-19.

Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veri-perëndim të vendit ka miratuar reformën e legjislacionit rajonal të shëndetësisë. Teksti i ri parashikon zbatimin e gjobave midis 1.000 dhe 600 mijë euro.

Gjobat do të ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda bazuar në “rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës”.

Qëllimi është mbi të gjitha të dekurajojnë qytetarët që akoma mohojnë ekzistencën e virusit, argumenton grupi politik i shumicës.

Nga ana tjetër partitë e opozitës vënë në dyshim zbatueshmërinë ligjore të gjobave dhe argumentojnë se dispozita do të refuzohet nga gjykatat sepse “ajo shkel të drejtat themelore, bie ndesh me normat kombëtare dhe favorizon propagandën e mohuesve”.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV