“Lokalet plot, gjobat vihen në rrugë”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Si hahet pica me maskë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat për frenimin e përhapjes së Covid, jo vetëm që ka raste që nuk zbatohen por ato nuk janë të pranueshme nga disa qytetarë.

Një qytetar i ka shkruar kryeministrit Edi Rama në facebook, duke e pyetur nëse ka ndonjë koment për faktin që qytetarët gjobiten në trotuar ndërsa lokalet janë plotë.

“Ke ndonjë koment për këta gjobëvënesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet janë plotë, ne ambient të mbyllur dhe pa maska. Përhapja e virusit e sigurtë. Urbanet gjithashtu plotë. Kurse ne trotuar vijojnë masat e forta në luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, në trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth”, shkruan ai.

Një përgjigje me ironi nga ana e kryeministrit nuk ka munguar.

“Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maskë, nese e ke gjetur një zgjidhje të lutem ndaje me ne”, shkruan Rama.

Të fundit

Shqipëria del në tregun ndërkombëtar/ Emëton eurobondin e ri prej 650 milionë euro

Shqipëria do të marë një Eurobond në vlerën e 650 milion eurove. Qeveria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare,...

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën...

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e...

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

Helena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo tha se kishte ardhur të...

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

Nga Eduard Zaloshnja Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të...

Lajme të tjera

Web TV