Kupa e Spanjës njeh finalisten e parë, Barcelona përmbys në shtesë Seviljen dhe fiton 3-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona përmbys në shtesë Seviljen, fiton 3-0, të mërkurën Levante-Bilbao, në RTSH Sport. Kupa e Spanjës, një tjetër ekskluzivitet i spikatura sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ka njohur të mërkurën finalisten e saj të parë dhe ajo është Barcelona, e cila është gjithashtu edhe skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.

Katalanët kanë kapërcyer atë humbje 0-2 në pësuar në fushën e Seviljes në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultatin 3-0, por vetëm pas kohëve shtesë, në takimin që erdhi drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport. Në fakt, Barcelona e gjeti golin pas vetëm 12 minutash lojë, me anë të Dembelesë. Me këtë epërsi minimale të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, por Barcelona do të vuajë.

Së pari kur Sevilja do të fitojë dhe do të shkojë dëm një 11-metërsh në të 73-tën, por edhe deri në minutën e fundit të shtesës së kohës së rregullt, për të gjetur golin që do ta çojë ndeshjen në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila. Dhe në pjesën e parë shtesë katalanët do të gjejnë edhe golin e 3-të, gol që do të sigurojë kualifikimin e Barcelonës në finale.
Aty ku katalanët do të përballen me fituesen e çiftit Levante-Atletik i Bilbaos, që luajnë të mërkurën në mbrëmje ndeshjen e kthimit, që gjithashtu do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 21:00. Dueli i parë në Bilbao është mbyllur në barazim 1-1.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV