“Si jeni me shëndet?”, Basha nuk zë mend nga gjoba, mbledh qindra qytetarë në Durrës (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka zënë mend nga paralajmërimi dhe gjoba e marrë për tubimin e mbajtur ditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku ishin mbledhur qindra qytetarë.

Këtë të premte kryetari Basha ka vizituar qytetin e Durrësit ku sërish janë mbledhur qindra qytetarë.

Shëndeti i qytetarëve duket se ka kaluar në plan të dytë dhe kjo pamje për Bashës është një tregues i një fryme mbështetëse për demokratët.

Ironike është fakti që teksa takon qytetarët Basha i pyet “Si jeni me shëndet, jeni ruajtur ndopak”.