FSHF, letër instancave shtetërore: Të “çlirohet” hapësira rreth e rrotull stadiumit, rrezikojmë penalizim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë e futbollit do të nisin fushatën Eliminatore të Botërorit “Katar 2022” më 25 mars, me vizitën që do t’i bëjnë Andorrën, ndërsa tri ditë më pas do të presin Anglinë në kryeqytet. E për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar marrjen e masave për “rrezikun” që i kanoset organizimit të kësaj ndeshjeje, pikërisht Shqipëri-Angli, e programuar për datën 28 mars në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nisur nga direktivat e dhëna nga UEFA, FSHF është vënë në lëvizje duke kërkuar nga instancat përkatëse zbrazjen e hapësirave rreth stadiumit, ku janë instaluar biznes të shumta, të cilat operojnë me shërbime të ndryshme, kryesisht bar-kafeve.
Një shkresë i është dërguar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe janë vënë në në dijeni Inspektorati Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe kryeministri Edi Rama. Në shkresë, ndër të tjera thuhet: “Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre”. Nisur nga direktivat që ka dhënë UEFA për ndeshjen Eliminatore të Botërorit, FSHF-ja është vënë në lëvizje.

Ajo ka njoftuar dhe kërkuar nga IKMT zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit. “Në ambientet komerciale të këtij impianti sportiv janë instaluar biznese dhe subjekte të ndryshme, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, kryesisht shërbime bari-kafeterie, – thuhet në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. – Paraprakisht, për ne si federatë është shumë e rëndësishme të theksojmë se prania e këtyre operatorëve i jep jetë dhe kontribuon jo vetëm në mirëqenien e bizneseve, por edhe në larmishmërinë e shërbimeve që ofron ky impiant gjigant.”
“Sidoqoftë, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit, – vijon shkresa. – Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre.”

Lexo edhe :  “Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

“Duke rikthyer në vëmendje se qëllimi i këtij investimi me vlerë miliona euro ka qenë dhe mbetet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare dhe kombëtare në një nivel tejet elitar, konfirmojmë se me prezencën e këtyre shtojcave që bllokojnë dhe pengojnë sigurinë e stadiumit, ndeshjet ndërkombëtare mund të jenë realisht në rrezik mosorganizimi, – vijon nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Kjo, duke nisur që nga ndeshja historike për të cilën po përgatitemi, Shqipëri-Angli, e planifikuar në 28 mars 2021.”
“Gjithashtu, siç e dini, Tirana tashmë ka marrë besimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e parë të Ligës së Konferencës, një organizim kompleks, multiinstitucional dhe ngjarje historike e papërsëritshme mbase, por sërish, mund të jenë këto elemente që mund ta cenojnë edhe zhvillimin e këtij eventi, – kujton Shulku. – Për këtë arsye, në bashkërendim dhe sipas rekomandimeve të UEFA-s, kërkojmë nga ana e institucioneve tuaja marrjen e të gjitha masave për lirimin e hapësirave nga strukturat permanente të operatorëve bar-kafe që bllokojnë rrugët e kalimit të tifozërive dhe cenojnë sigurinë bazë të kërkuar në një ndeshje.”
Në letrën që FSHF u ka drejtuar instancave shtetërore, janë bashkëngjitur foto rreth impiantit me praninë e ambienteve tregtare.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV