Rikonstruktohet Pallati i Sportit në Gramsh, Balla: Kompleks sportiv me të gjitha standardet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla u ndal sot në qytetin e Gramshit për të inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e qendrës multifunksionare për të rinjtë.

Numri dy i PS Balla tha se kjo qendër e lënë dikur në harresë, do të shndërrohet në një pallat sporti me të gjitha standardet e nevojshme të zhvillimit të sporteve të lojërave me dorë.

Falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, Balla garanton se të gjithë sportdashësit e Gramshit do të kenë akses në një kompleks sportiv me të gjitha kushtet e duhura.

“Pallati i sportit të Gramshit falë investimit të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe italiane do të jetë një pallat sporti me të gjitha standardet e nevojshme të zhvillimit të sporteve të lojërave me dorë. Jam krenar që i kemi qëndruar angazhimit që i kemi thënë popullit të Gramshit rreth 1 vit më parë. Aktualisht ky pallat sporti është në rikonstruksion total me të gjitha standardet.
Shumë shpejt falë bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit garantojmë që sportdashësit e Gramshit do të kenë një akses në një kompleks sportiv më të plotë edhe sa i përket fushës së futbollit”, deklaroi Balla.

Të fundit

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

PD ankimon edhe Qarkun Tiranë/ Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve! S’kishim akses

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ edhe për Qarkun Tiranë, ku humbi 4 deputetë në krahasim...

Lajme të tjera

Web TV