Rama është rikthyer në Elbasan dhe në takimin me kandidatët për deputetë ka sulmuar Bashën, duke e cilësuar si Borati. Kryesocialisti në fjalimin e tij i është rikthyer sherrit të ndodhur ndërmjet biznesmenit Gjergj Luca me kandidatin demokrat Luçiano Boçi.
Rama e ka cilësuar Lucën si një krijues dhe një punëmarrës të madh.
“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerëzit, duke respektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin. Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të këqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës “dembabadem” me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit, i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rrezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre.
Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër. Është abuzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky skuthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e turmave”, tha Rama.