Shpëtohen katër fëmijë të bllokuar prej orësh nga përmbytjet (Video)

Ekipeve të shpëtimit në Australi iu është dashur që të punojnë për rreth tri orë gjatë natës për të arritur deri te shpëtimi i nëntë personave të bllokuar nga përmbytjet në Australi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një grup prej pesë të rriturish dhe katër fëmijë të cilët ishin gjendur të izoluar nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Por për fatin e mirë të tyre, ekipet e shpëtimit kanë arritur deri në vendin ku gjendeshin ata, duke i dërguar në një vend më të sigurt.