“Desh më hëngre, nga je ti?”/ Rama batutë me drejtoreshën e shkollë në Paskuqan

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kamëz, ku kanë vëzhguar nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve.

Rama nuk i ka kursyer batutat me mësuesit, duke i kërkuar drejtoreshës së shkollës së Paskuqanit se nga është me origjinë.

Drejtoresha e shkollës në Paskuqan: Shumë faleminderit. Po shpëton jetë njerëzish. Kjo është e rëndësishme.

Rama: Nga je ti nga je?

Drejtoresha e shkollës në Paskuqan: Jam nga Puka. Jetoj në Tiranë

Rama: E pashë që desh më hëngre. Po drejtoresh eee? Pupupu a kështu ju bën këtyre. E ka dashurinë kshtu.

Rama: Kini kujdes deri sa të merrni antitrupa. Nja dy javë sa të krijohen antitrupat.