Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora u shpreh se politikanët do ta bëjnë të fundit vaksinën anti COVID-19.
Balla tha se synohet që këtë vit të ketë një ringjallje të turizmit dhe se deri në fund të majit do të jenë bërë rreth 500 mijë vaksinime.
“Ne politikanët do ta bëjmë të fundit vaksinën. Mes Bashës dhe Sali Berishës, do ta bëjë më parë Saliu, pastaj Luli, se është edhe mosha.
Totali i kontraktuar i gjithi nga Shqipëria është 2.4 milionë doza në të gjitha kontratat. Në të gjitha këto kontrata kemi pasur edhe një donacion nga një mik i Emirateve të Bashkuara Araba me vaksinën Sputnik V. Do të vijnë rreth 500 mijë vaksina në një fazë të parë me ato kineze.
Sigurisht që duhet të kemi parasysh që në raport me kapacitetet tona, do të kemi rreth 500 mijë vaksinime nga fundi i majit. Për ne është shumë e rëndësishme jeta e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi bërë diçka që vendet e rajonin tonë janë larg me planet e tyre”, tha Balla.
Duke folur për procesin e vaksinimit Balla deklaroi se Shqipëria nuk do t’i siguronte kaq vaksina po të mos ishte Rama kryeministër.
“Unë jam i sigurt që po ecim në drejtimin e duhur dhe nuk do të ishim këtu nëse kryeministri Rama nuk do të kishte bërë këtë betejë që ka bërë për vaksinat. Jemi ndër të paktat vende që kemi kontraktuar të gjitha mundësitë që janë në tregun botëror.
Me pa pikë të drejte u tha se shkoi Rama në New York për shopping, por ai shopping solli një kontratë me 1 milionë vaksina. Edhe ky partneri me Turqinë duke arritur të sigurojmë 1 milion vaksina kineze. Ne jemi vendi i vetëm në rajon që kemi siguruar një sasi të tillë me Sinovac.
Duke folur për zhvillimin e agroturozmit, Balla tha se qeveria do të akordojë 5000 euro grant për ata që do të rikthehen në Shqipëri për të investuar.
“Ne në vitin 2021 jemi në kushtet e pandemisë dhe në një vit të vështirë, por kemi konsoliduar financat e vendit, duke rritur pagat dhe të indeksojmë pensionet, si dhe investime të larta publike.
Këto janë kapacitetet tona dhe ajo që kemi bërë më së miri dhe që duhet t’ia heqim kapelën Edi Ramës, kur në kushtet që bota po shkonte drejt një mbylljeje me kërcënimin e një pandemie dhe kur Shqipëria ishte goditur 2-3 muaj më parë nga një tërmet, falë Edi Ramës, Shqipëria arriti të kontraktonte 1.15 miliardë euro për tërmetin. Pjesa e tyre më e madhe ka ardhur sot.