E rrallë/ Pasi kaloi tumorin, gruaja lind fëmijën në moshën 57-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga New Hampshire që humbi vajzën e saj 13-vjeçare nga një tumor në tru në vitin 2016 tani ka lindur një djalë në moshën 57-vjeçare.

Barbara Higgins gjithashtu kishte një tumor në tru ndërsa përpiqej të mbetej shtatzënë.

Higgins dhe burri i saj, Kenny Banzhoff, e përjetuan rëndë humbjen e vajzës së tyre të ndjerë Molly.

Vitet e fundit çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë më të madhe, mendoi të kishte një fëmijë tjetër. Për këtë ata kontaktuan një klinikë të fekondimit in vitro në Boston.

Higgins lindi një djalë të shëndetshëm të quajtur Jack të shtunën. Ai peshonte rreth 3 kilogramë.

“Po, unë kam frikë dhe jam në ankth, por jam po aq edhe i gëzuar”, tha Higgins për Concord Monitor për një histori të botuar të premten.

Përveç betejës të Higgins me tumorin e trurit, bashkëshorti i saj, 65 vjeç, gjithashtu u diagnostifikua me sëmundje të veshkave për të cilën iu nënshtrua një transplantimi.

Sipas Rekordeve Botërore Guinness, gruaja më e vjetër për të lindur ishte 66-vjeçarja Maria del Carmen Bousada Lara, e cila lindi binjakë në Spanjë në vitin 2006.

Të fundit

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal...

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar se është bërë nënë më...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Festivali i Filmit në Kanë/ Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Me një tapet të kuq të mbushur me yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën, edicioni i 78-të i...

Lajme të tjera

Web TV