Detaji që u neglizhua nga kamerat/ Çfarë ishte flamuri i djeshëm në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen ndaj Anglisë? (Foto)

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë sfidën ndaj Anglisë për eliminatoret e Botërorit 2022.

“Tre Luanët” triumfuan 0-2 me gola të Kane dhe Mount duke rrëmbyer 3 pikë  në shtëpinë tonë. Ndonëse e gjithë vëmendja ishte e fokusuar tek ndeshja, një detaj që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar është flamuri i vendosur në xhamat mbrojtës pranë tribunave të stadiumit.

Flamuri i përkiste skuadrës angleze WBA, që luan në Premier League. Edhe pse skuadra e tyre nuk po kalon një moment shumë të mirë, ata nuk kanë ngurruar të tregojnë dashurinë e tyre edhe në Shqipëri, në shkallët e stadiumit ku po luante Kombëtarja angleze dhe jo klubi i tyre.

Dashuri e vërtetë dhe e pastër, edhe pse jemi në kohë pandemie.