Më shumë se 172 mijë të vaksinuar në Shqipëri/ Manastirliu zbulon sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Që nga nisja e fushatës #ShqipëriaBuzëqesh, në vendin tonë janë bërë 172 486 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se sot janë kryer 17,023 vaksinime të tjera kundër virusit Sars Cov-2 në të gjithë vendin.

Pas mjekëve, të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve, procesi i vaksinimit do të vijojë edhe me punonjësit e medias dhe efektivët e policisë së shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së afërmi do të nis vaksinimi i punonjësve në hotele dhe grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri, për shkak të riskut nga kontakti i shumtë me persona të tjerë