Navalny në gjendje kritike/ Avokati: Po humbet ndjesitë në këmbë dhe në duar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai po fillon të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve, tha avokati i tij.

Vadim Kobzev tha se Navalni, që gjendet në një koloni penale ku po kryen dënimin e tij për keqpërdorim fondesh, është diagnostikuar me dy hernie spinale. Javën e kaluar, Navalni filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute në shpinë dhe në këmbë. Shtëpia e bardhë tha se raportet se shëndeti i tij po përkeqësohej, ishin shqetësuese.

Kobzev që e vizitoi Navalnin të mërkurën, tha në Twitter se Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje ndërsa ecën dhe është shumë shqetësues fakti që sëmundja po avancon shpejt aq sa ai të humbasë ndjesitë në këmbë, pëllëmbët e duarve dhe kyçe.

Më herët këtë javë, Navalny, 44 vjec, u zhvendos në një repart për të sëmurët në qytetin Pokrov, me simptoma të një sëmundjeje respiratore. Ai është ankuar për kollë të vazhdueshme dhe temperaturë. Avokatët e Navalnit thonë se nuk ka doktorë në koloninë penale ku Navalny po qëndron dhe njësitë mjekësore në vend menaxhohen nga një infermier i vetëm.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV