Myslimanët denoncojnë skandalin në PD: Basha ka urdhëruar që votat e kandidates me shami t’i kalojnë Vangjel Dules

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 25 Prill janë të parat që populli do votojë për partinë, por edhe për kandidatin e preferuar, prandaj lufta brenda llojit në subjektet politike ka shpërthyer fort.

Një skandal i ri ka lindur sot në Partinë Demokratike. Komisionerët e KZAZ që do numërojnë votat e kandidatëve për deputet janë porositur që votat për kandidaten myslimani me shami Anduena Qefalia e cila është e 29 në listat e deputetëve të numërohen për llogari të Vangjel Dules që është i 11-ti, por mund mos siguroj dot vota personale.

Lulzim Basha ka keq përdorur xhematin mysliman duke i premtuar që do nxjerr deputet Anduena Qefalinë një besimtare e devotshme që gëzon respektin e komunitetit mysliman me qëllim të vjeli vota, por e ka vendosur në lista humbëse të 29 ndërkohë që në Tiranë s’mund dalin më shumë se 18 mandate. Ndërkohë në lista të sigurta ka vendosur kreun e minoritetit grek Vangjel Dule, por që ka probleme me demokratët se nuk e votojnë. Për të mos e rrezikuar aleatin e tij Vangjel Dule, është urdhëruar nga Lulzim Basha kalimi i votave të komunitetit mysliman për Anduena Qefalinë që t’i kalojnë në llogari të kreut PBDN, Dule.

Komisionerët kanë informuar menjëherë xhematin e xhamisë së “Dine Hoxhës” dhe ata të shqetësuar kanë informuar median dhe e kanë trajtuar si një prerje bese për herë të dytë: E para që u vendos e 29 në listë humbëse përfaqësuesja e tyre dhe e dyta që votat e myslimanëve do i kalojnë kreut grek i cili do garojë edhe ai në logon e Partisë Demokratike. Besimtarët janë ankuar në forume dhe kanë kërkuar ndihmën e medias.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV