I dha titullin Atletikos, Suarez shpërthen në lot: Barcelona nuk më vlerësoi, Messi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luis Suarez i ka dhënë titullin kampion Atletiko Mardidit, teksa me golat e tij gjatë gjithë sezonit, por më shumë me dy golat në dy ndeshjet e fundit ku përmbysi rezultatin, është  padyshim lojtari më i mirë i sezonit për skuadrën e Simeones.

Pas ndeshjes, sulmuesi uruguaian e kishte të pamundur t’i mbante lotët, teksa u ul në fushë, dhe me telefonin në dorë, qante si një fëmijë. Moment emocionues ky, duke ditur edhe sesi lojtari mbërriti te Atletiko në fillim të sezonit. Te Barcelona e nënvlerësuan Suarezin dhe i kërkuan largimin, duke i thënë se nuk ishte në planet e klubit.

Për këtë  ka  folur edhe sulmuesi pas ndeshjes, ku është shprehur: “Ishte një sezon i vështirë, për mënyrën sesi nuk më vlerësuan te Barcelona dhe te Atletiko më hapën derën. Shumë njerëz vuajtën për mua. Më së shumti vuajtën gruaja dhe fëmijët e mi. Atletiko kishte një sezon shumë të vështirë. Mesi do jetë i lumtur për mua, sepse ne jemi miq.”

Të fundit

Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët në dy javët e fundit

Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi propozimin...

I dha fund armëpushimit? Irani hedh poshtë akuzat e Izraelit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer, vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi historik të ndërmjetësuar nga SHBA. Irani ka hedhur poshtë...

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, vjen si përpjekje për të...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Lajme të tjera

Web TV