Albin Kurti heq dorë nga reciprociteti me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Albin Kurtit ka hequr sot dorë nga reciprociteti me Serbinë.

Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk ka dashur të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonal që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes Kosovës e Serbisë. Qeveria e Kurtit nuk e sheh reciprocitetin si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjeve me Serbinë.

Një lajm paradoks në thelb pasi i gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit ka qenë i bazuar në nevojën për masa reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Para se Albin Kurti të vinte në pushtet, reciprociteti ishte zotimi më i përsëritur i tij. Edhe para zgjedhjeve të fundit, ai tha se reciprociteti do të ishte çështje ditësh apo javësh kur të ulej në karrigen e kryeministrit.

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP se dëshiron t’u japë drejtim të ri bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

Kujtojmë që sot Kurti ishte në një takim me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ndërsa në qershor do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta rinisur dialogun e bllokuar.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV