Tmerri i Italisë/ Të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, arrestohen shqiptarët e bandës ‘Alfa Romeo’ (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë goditje në apartamente në më pak se dy muaj, katër në Casatenovo e pesë në Verderio, midis nëntorit e dhjetorit 2019.

Vepër e gjashtë shqiptarëve që kanë kryer gjithsej të paktën 62 vjedhje në banesa e 2 grabitje shtëpish në 15 provinca në Italinë e veriut, midis tyre në Leço, Varese, Milano, Bergamo, Brescia e Pavia në Lombardi; Venezia, Verona e Padova në Veneto; Parma, Ferrara e Rimini në Emilia Romagna; Verbania, Novara e Alessandria në Piemonte.

Katër prej tyre janë identifikuar e arrestuar: një 36-vjeçar që ndërkohë ishte në arrest shtëpie në Mozzate; një 35-vjeçar nga Savona; dhe një çift, ai 27, ajo 33 vjeç, banues në Segrate. Janë arrestuar të mërkurën në mëngjes nga karabinierët e komandës së Verbanias.

Dy të tjerët për momentin kanë arritur t’i humbasin gjurmët, ndoshta të larguar jashtë Italisë.

Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur një pushkë të lehtë H&K kalibër 223 me dy karikatorë e 34 fishekë, dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me dy karikatorë e 15 fishekë. Armët ishin të mbushura, me fishekë në gojë, gati për përdorim.

‘Pistoleta, provë e rrezikshmërisë ekstreme të tyre, u gjet në xhepin e njërës prej sendiljeve të para të makinës, pra me shumë gjasa gati për përdorim’, tha koloneli i karabinierëve Alberto Cicognani. Nga kontrolli u gjetën edhe veshje, stoli e ora të vjedhura, si dhe një arsenal i vërtetë veglash për hapjen e dyerve e dritareve.

Hetimet zgjatën tre muaj, me ndjekje, përgjime , fotografime, si dhe me përgjim telefonash e analizë pamjesh të ndryshme nga sistemet e videove të sigurisë.
Hetimet filluan pas një tentative grabitjeje mbrëmjen e 7 nëntorit 2019 në Gignese, provinca e Verbanias, ku banditët, të cilët kërcënuan me thikë banoren e një vile që i kapi befasisht në veprim, u larguan me një Alfa Romeo Stelvio. E njëjta makinë është vënë re në fshatra të tjera ku janë denoncuar episode të ngjashëm.

Lexo edhe :  Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV