Ronaldo në kundërshtim me veten/ Ja reklama japoneze e Coca Colës ku ishte protagonist (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo pak ditë më parë mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të veprimit të tij. Ronaldo, pak para se të mbante një konferencë në lidhje me ndeshjen Portugali-Hungari, largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina dhe i zëvendesoi me ujë, duke tërhequr kështu një vëmendjen e mediave dhe mbarë tifozëve.

Ylli portugez bëri thirrje për një jetë më të shëndetshme, derisa kërkoi që të gjithë të konsumojnë ujë dhe jo pije të gazuara. Vlen të theksohet se nga ky moment Coca Cola pësoi humbje katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një “anti-reklamë”.

Ylli 36-vjeçar në disa intervista kishte thënë se nuk e lejon djalin e tij që të konsumojë pije të gazuara apo edhe ushqime të shpejta.

Por, për këtë “skenë” të krijuar tifozët nuk kanë qëndruar duar kryq dhe kanë reaguar ashpër ndaj yllit portugez. Ata i kanë bërë me dije se ai po bie në kundërshtim me veten, pasi në të kaluarën ka qenë imazh i Coca Cola, KFC-së dhe Mcd’s.

Ndërkohë edhe prestigjiozja spanjolle Marca ka publikuar edhe videon ku Ronaldo ka reklamuar Coca Colën

https://youtu.be/sGQ0BX3j8_E

Të fundit

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Lajme të tjera

Web TV