Spanja “zgjohet” vonë, gjen Kroacinë në 1/8-tat, Suedia “peshkon” Anglinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Sllovakisë, por kjo fitore nuk i mjaftoi për të qenë kokë grupi, pasi Suedia mposhti 3-2 Poloninë.

Mbyllen llogaritë në grupit E, aty ku vetëm Suedia kishte siguruar kualifikimin, por sërish nu ki la asgjë rastësisë duke bërë një lojë të “pastër”, ndonëse edhe më një barazim siguronte vendin e dytë dhe priste disi më qetë ekipin kroat. Suedia mposhti me rezultatin 3-2 Poloninë me një takim të luftuar nga të dyja ekipet, por në nimutat shtesë Suedia realizoi golin e fitores, duke eleminuar Poloninë e Levandovskit që shënoi dy herë.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Spanja heshti kritikët, nuk u përmbajt përballë Sllovakisë në Sevilla, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. Iberikët në ndeshjen e fundit shkëlqen dhe vendos të shpërthejë me gola duke e mbyllur takimin me rezultatin më të thellë deri tani në këtë event, 5-0 e ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar. Dubravka ishte në një formë katastrofike teksa priti një penallti ndaj Moratës në 12’ por menjëherë zhbëri gjithçka kur shënoi një autogol qesharak me dorë në portën e tij.

Pa mbaruar pjesa e parë, Spanja bën më të mirën dhe dyfishon rezultatin me Laporte dhe kjo i dha qetësi “La Rojas”. Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet teksa skuadra e Luis Enriques gjeti edhe 3 herë të tjera portën me Sarabia në 56’, Ferran Torres në 71’ dhe një tjetër autogol i Kucka në 71’. Me këtë sukses dhe falë Suedisë që fitoi me Poloninë, Spanja e mbyll në vendin e dytë dhe në 1/8 do të përballet me Kroacinë. Suedia ndërkohë si vendi i parë në Grup do të ndeshjet me me të tretën e Grupit B, C ose D në raundin tjetër.

Lexo edhe :  FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

Suedi – Poloni

Duel spektakolar në Shën Petersburg të Rusisë. Suedia fitoi 3-2 ndaj Polonisë dhe ia doli të mbyllë aventurën në grupe në vend të parë. Polonia jashtë Euro 2020, pasi u rendit në vend të fundit në grupin E. Emile Forsberg, sulmuesi i Leipzig, kaloi në avantazh të dyfishtë vikingët e Suedisë, por Robert Leëandoëski, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me të njëjtën mënyrë: me një dygolësh. Mes tyre edhe një gol i anuluar për polakët, të cilët ishin shumë afër përmbysjes së çmendur, por Viktor Claesson tundi rrjetën në minutat shtesë, duke nisur festën suedeze.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Lajme të tjera

Web TV