Pema e zuri poshtë ndërkohë që ai po e priste, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku një 44-vjeçar shqiptar ndërroi jetë . Incidenti fatal u regjistrua në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.

Sipas mediave italiane shqiptari ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë kohës që po priste një pemë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë të dhënë nga kolegët e tij, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti fatal.