Vendimi për negociatat, Balla në Kuvend: I kemi përmbushur të gjitha pritshmëritë e familjes europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend e vuri theksin te vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.

“Ishte një pamundësi e Këshillit Europian për përcaktimin e një date. Shqipëria i përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim. Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur. Ne jemi në kushtet e ecjes drejt përmbushjes së pritshmërive për Shqipërinë në familjen europiane.

Por, siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari”, tha Balla.

Ndërsa për raportimin në Kuvend të dy institucioneve, KLSH dhe ILDKPKI, Balla shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies.

“Mazhoranca e konsideron KLSH-në një institucion shumë të rëndësishëm, gjithnjë kanë qenë aty njerëz të PD-së si drejtues. Ne na intereson një KLSH krejtësisht i pavarur. Ne duhet të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, dhe në Kuvendin e Shqipërisë të kemi edhe nënkomisionin përkatës. Çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë. Dua ta nxis këtë institucion të jetë më aktiv në auditimin e çdo qindarke në këtë vend. Edhe ILDKPKI-në ne e kemi mbështetur me një legjislacion më të plotë. Duam që transparenca të vijojë dhe të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet që ILDKPKI raporton në prokurori të hetohen ashtu siç duhet”, tha ndër të tjera Taulant Balla.

Të fundit

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve...

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga Contec Medical Systems - një...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

Lajme të tjera

Web TV