Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 14 raste të reja në 24 orë

Kosova sot nuk ka shënuar asnjë viktimë nga COVID-19. 14 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Po ashtu 12 pacientë kanë fituar betejën me virusin.

Prej 15 qershorit edhe në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv teksa si në shumicën e vendeve europiane dhe ballkanike edhe aty ka rënie të konsiderueshme të shifrave në krahasim me muajt e kaluar.