“Jehona ngacmimesh të çuditshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmond Tupja sjell vëllimin e tretë me skica erotike

“Jehona ngacmimesh të çuditshme” është vëllimi i tretë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. 41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin. Libri u bë i mundur nga Shtëpia Botuese PEGI

Edmond Tupja (1947) është përkthyes, publicist, leksikograf dhe shkrimtar shqiptar. Ka studiuar në Francë dhe konsiderohet si një nga përkthyesit më të mirë të gjuhës shqipe. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike, si p.sh., “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd”, “Fjalor erotik i gjuhës shqipe”, “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh” dhe “Po shkoj të kap Enisin”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.

Fragmente nga libri

1) Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, m’u zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha në kërmill, t’i ngjitesha ngadalë, shumë ngadalë, ta përkëdhelja me brirthët e mi, ta njomja me lëngun tim thelbësor, t’i lëpija, pija, përpija vesën mbi petla; pastaj ndërrova mendim: më mirë të kthehesha në bletë të egër, të shkoja e t’i futesha mes petlave, t’i thithja nektarin, nektarin blu, për të prodhuar një mjaltë qumështor të rrallë.

2) Befas u drodh: iu kujtua se një psikologe, mikja e saj e ngushtë, grua e ditur, e emancipuar dhe sexy, i kishte thënë para disa muajsh se kishte blerë njëfarë fjalori erotik ku kishte lexuar se shprehja “trekëndësh i zi” paskësh kuptimin “baqth, fundi i barkut”, sidomos kur flitet për femrën.

Lexo edhe :  113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

3) Befas, ndjeu sërish drithërimën e qëparshme në fund të barkut. Një dyshim i fshiku ndërgjegjen e topitur nga nxehtësia: mos vallë po bymehej diku, në qendër të vullkanit, në sy të ciklonit, në epiqendër të tërmetit më instinktiv të qenies së vet? Në një përpjekje të stërmundimshme për të menduar si krijesë shoqërore, iu duk sikur një zë i mekur i pëshpëriti të kthehej menjëherë në kurriz nëse nuk donte të linte nam në mes të plazhit, në mes të ditës, në mes të njerëzve.

4) Muzeu i trupit tënd, o zyshë, kurrë s’do të më kishte shkuar mendja se mund të vizitohej aq lehtë. Me vështrim, sigurisht. Unë që rrija në bankën e fundit, o zyshë, u mërzita shumë kur ti the se në orën tënde do të rrija gjithmonë në bankë të parë, mu përpara tryezës sate. Por me t’u ulur atje, ndodhi mrekullia: parfumi yt i lehtë sikur më dehu dhe unë zbulova se ti kishe një trup të mrekullueshëm, pavarësisht fytyrës sate të rëndomtë.

5) “E ëmbla ime, po vij, po rend, po fluturoj drejt teje! Të përfytyroj madhështore e mbretërore në lakuriqësinë tënde që më eksiton, tërbon, kafshëron. Për pesë minuta jam aty, brenda në vaskë, pranë teje, sipër teje, brenda teje. Më prit që të kënaqemi së bashku! Të ndaloj rreptësisht të vetëdëfrehesh, siç bën nganjëherë kur unë vonohem disa minuta më tepër se ç’të kam premtuar. Ja, po vij të të shkatërroj lumturisht për të të rindërtuar të pavdekshme në kulmin e ekstazës. Përbindëshi yt i mrekullueshëm”.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 12 prill 2025

Dashi Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme, Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse...

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet", një luftëtar stealth F-35A i...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Lajme të tjera

Web TV