Ja si zgjodhi të festojë 100-vjetorin e tij filozofi i famshëm francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditëlindje ndryshe për Edgar Morin, filozofin dhe sociologun e mirënjohur francez, i cili më 8 korrik mbush 100 vjeç.

Ai do të festojë duke folur rreth 40 minuta në një prej auditorëve të UNESCO-s, që nderon veprën dhe mendimin e tij në nivel ndërkombëtar.

Studiuesit dhe media franceze kanë disa javë që nderojnë Morinin, më të famshmin e shekullit të fundit në Francë, profetin e mendimit kompleks.

Gjithmonë është diskutuar, kundërshtuar, por ai sërish mbetet i paparashikueshëm.

Morin, i lindur në një familje hebrenjsh në Selanik, do të flasë rreth 40 minuta për një temë, që do të bëhet e ditur nga ai vetë.

Ky shekull, ka qenë mjaft i gjatë për Morinin, por i mbushur me eksperienca thellësisht të përjetuara dhe mjaft frytdhënëse, duke filluar me Rezistencën, e cila mori edhe emrin “Morin”.

Në atë kohë, ai njohu François Miterrand, presidentin socialist dhe u lidh me Partinë Komuniste.

Në vitin 1951 ai u përjashtua nga partia për shkak të një artikulli që pohonte se ishte kundër stalinizmit.

Më pas u bë pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore duke zgjuar interes me botimet e tij.

Ai ishte zanafilla e sociologjisë aktuale, që nga kinemaja deri tek teknologjitë e reja, sporti dhe ndryshimet në shoqëri, gjithmonë me qëllimin për të rrëzuar barrierat.

”Sa më shumë e njohim njeriun, aq më pak e kuptojmë”, shkruan ai në veprën ”Metoda”.

Veprat e tij më të njohura mbeten ”Njeriu dhe vdekja”, ”Metoda”, ”Për një politikë të civilizimit”, ”Kronikë e një shekulli” e tjerë.

 

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Lajme të tjera

Web TV