Shkarkohen 10 drejtorë qarqesh, emërohen sërish drejtorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa krimeve të rënda dhe aksidenteve me pasoja, ditën e djeshme ka pasur një rrokadë në polici, ku 10 nga 12 drejtuesit e policive në qarqe kanë lëvizuar duke u emëruar në poste të tjera, po në rang drejtorësh.

 

Ngjarjet kriminale në vend, shumica prej tyre ende të pazbardhura, sollën dhe ndryshimet në radhët e policisë duke bërë që një pjesë e qarqeve problematike të ndryshojnë tërësisht sa i përket drejtimit të tyre. Lëvizjet u bënë të ditura nga Policia e Shtetit ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën. “Reforma” e shpallur nga Edi Rama para pak ditësh në Policinë e Shtetit, pas ngjarjes makabre të Velipojës duket se është konkretizuar ditën e djeshme, por me disa lëvizje emrash dhe jo strukturore. Ajo që bie në sy është largimi i Niko Brahimajt nga drejtimi i Shkodrës dhe emërimi në Policinë Shkencore. Vendin e Brahimajt në Shkodër e merr Skënder Hita, i cili më parë ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit në këtë qark. Dhimitraq Ziu, nga kreu i rendit në Policinë e Tiranës, shkon në radhët e Policisë Rrugore, ndërsa Elbasani do të drejtohet nga Gjovalin Loka. Vendin e tij në Policinë e Shtetit e merr Neritan Nallbati, më parë drejtor i Policisë së Beratit. Një tjetër ndryshim i cili pritet të ketë efekt në parandalimin e krimit është dhe transferimi i shefit të komisariatit numër 2 në Tiranë, Olton Bistri, në drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ardian Çipa, deri tani në Akademinë e Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Korçë. Këto lëvizje ishin parashikuar që të ndodhin në muajin shtator, por ngjarjet e fundit kriminale përshpejtuan procesin e paralajmëruar dhe nga ministri i Brendshëm. Një javë më parë, Bledi Çuçi tha se ristrukturimi i policisë do të prekë dhe komisariatet.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar

Deklarata e Ramës

Kryeministri Edi Rama njoftoi para disa ditësh se do të kishte ndryshime në polici, pas ngjarjes së ndodhur në Velipojë si dhe nga aksidenti që ndodhi në Vlorë. Ai theksoi se reforma në Policinë e Shtetit, e cila ka nevojë për mbështetje dhe për të funksionuar më mirë, ishte e planifikuar, për t’u përgatitur për mandatin e tretë qeverisës.  Rama u ka dhënë një përgjigje edhe zërave që kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kur tha se “nuk është asnjëherë një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitet pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë”. Ai tha se ndryshimet në nivelin e lartë të policisë do bëhen para shtatorit. “Unë e kuptoj shumë mirë që atmosfera psikologjike dhe falë ngarkesës së madhe emocionale që kanë pasur këto ngjarje kanë nevojë për një lehtësim. Për këtë procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të policisë do bëhet më shpejt se sa ishte i planifikuar por ishte i planifikuar”, tha Rama.

 

Të fundit

Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për...

Nuk ndalet Trump, tani kërkon të ndryshojë emrat e maleve

Rikthimi Trump në Shtëpinë e Bardhë është pritur me entuziazëm dhe me habi. Pas planeve për të ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës, lëshoi...

Vota e emigrantëve/ PD kërkon të votojnë me pasaporta të huaja

Partia Demokratike nuk po gjen rehat me votën e emigrantëve. Në propozimet e fundit për ndryshimet në Kodin Zgjedhur, depozituar në Kuvend, selia blu...

Gjiri i Meksikës apo Gjiri i Amerikës? Scheinbaum i jep fund spekulimeve, sfidon Trump

Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, ka deklaruar se populli meksikan duhet të jetë i sigurt se qeveria e tyre do të mbrojë gjithmonë sovranitetin...

Rama takohet me Zelenskyn: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, ku ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV