EURO 2020/ Gënjeu shefin se është sëmurë për të parë ndeshjen, 37-vjeçarja pushohet nga puna

Britanikja Nina Farooqi është pushuar nga puna pasi i kërkoi punëdhënësit të saj leje, me argumentin se ndihej e sëmurë por në fakt donte thjesht tëshkonte për të parë ndeshjen e Anglisë në Wembley.

37-vjeçarja nuk përmbajti entuziazmin e saj kur Anglia shënoi gol dhe si pasojë fytyra e saj e lumtur u shfaq në ekranet e mbarë botës.

Mëngjesin e nesërm Farooqi mori një telefonatë nga shefi i saj, i cili i tha gruas të mos marrë mundimin të shkojë në punë, pasi është e pushuar.

Gruaja para se të pushohej punonte si prodhuese e përmbajtjes digjitale.

“Ata thanë se më kishin parë duke ndjekur ndeshjen dhe unë u tregova e sinqertë dhe e pranova. Po vuaj pasojën e veprimit tim  ,” tha britanikja për Daily Telegraph.

“Më vjen shumë keq, askush nuk dëshiron të pushohet nga puna, por do të isha penduar më shumë nëse e  humbisja ndeshjen” shtoi 37-vjeçarja.