Euro pëson rënien më të madhe që prej shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 lekë. Ky nivel i kursit mes euros dhe lekut është më i ulëti i regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë.

Tashmë që sezoni veror po i afrohet pikut, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës. Deri tani, Banka e Shqipërisë e vlerëson ecurinë e kursit të këmbimit në linjë me këto tendenca. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, më datë 7 korrik, Guvernatori Gent Sejko e vlerësoi kursin e këmbimit si relativisht të qëndrueshëm, në pasqyrim të balancës së kërkesës dhe ofertës për valutë.

Këtë vit Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët e huaj, me qëllim nxitjen e turizmit hyrës. Ky faktor mund të ketë filluar të japë një ndikim në flukset valutore hyrëse, që këtë vit duket se do të jetë më i fortë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro këmbehej në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 1.2 pikë më shumë krahasuar me këtë vit.

Vitin e kaluar, efekti i pandemisë dhe i kufizimeve në në lëvizjet e shtetasve ishte më i lartë, çka bëri që edhe ndikimi i sezonit veror në kursin e këmbimit të ishte disi më i kufizuar. Këtë vit, gjërat duket se po kthehen drejt normalitetit. Zakonisht, kulmi i mbiçmimit të lekut në sezonin veror ndodh në muajin gusht, ndaj sipas operatorëve të tregut është e pritshme që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Lexo edhe :  Ja kush përfiton/ Miratohet ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje!

Edhe para nisjes së efektit të sezonit veror, raportet në kursin e këmbimit gjatë pjesës së parë të këtij viti kanë qenë në favor të lekut, me një tendencë të lehtë mbiçmimi të monedhës vendase që ka nisur që në fundin e tremujorit të parë. Oferta e lartë e euros dëshmohet, mes të tjerash, edhe nga përshpejtimi i rritjes së depozitave në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të majit depozitat bankare në euro ishin në rritje vjetore me 8%, nga 6.1% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, depozitat japin një tablo të pjesshme të ofertës së euros në treg, sepse një peshë të konsiderueshme vlerësohet të ketë edhe euroja që qarkullon në kanalet informale dhe që nuk është e mundur të matet me saktësi.

Nga ana tjetër, oferta totale e lekut, e matur sipas agregatit M2, ka vazhduar të rritet, por ritme disi më të ngadalësuara krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente arriti në 309 milionë euro. Kjo shifër është rreth 30% më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, por 12% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2020./Monitor

 

Të fundit

Moti bën kthesën e fortë të dielën, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Reshje...

Ditët e fundit në pankinë, Milan përgatit shkarkimin e trajnerit Fonseca

Ditët e Paulo Fonsecës në drejtim të Milanit duket se janë të numëruara, me fatin e teknikut portugez që do të vendoset në ndeshjen...

‘Shkëmbim banorësh me Italinë”/ ‘BBV4’, Ledion Liço zbulon detaje nga spektakli

Nesër në darke starton ‘Big Brother VIP 4’ dhe të gjithë jemi sy e veshë që të mësojmë detaje të reja.  Në një intervistë...

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të premten më 20 dhjetor se depozitoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, ankimin e fundit ndaj vendimeve të...

Berisha në Durrës/ Nëse s’e ndalojmë shpopullimin masiv, për 20 vite nuk do mbesë njeri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Nga ky takim Berisha tha se në 9 vite,...

Lajme të tjera

Web TV